2007-09-29 18:03:22

Një e Lume e re në Kishën katolike: Maria Merkert


(29.09.2007 RV)Nesër, në Nisë të Polonisë do të shpallet e lume Maria Merkert, themeluese dhe eprore e parë e përgjithshme e Kongregatës së Motrave të Shën Elizabetës. E Lumja e re, lindur në vitin 1817, vdekur në vitin 1872, i jetoi të gjitha ngjarjet kryesore të shekullit XIX.Mesha Shenjte me ritin e lumnimit, kryesuar nga kardinali Hose Saraiva Martins, prefekt i Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, përfaqësues i Papës, do të kremtohet nesër paradite në Kishën e Shën Jakut e të Shën Anjezes.







All the contents on this site are copyrighted ©.