2007-09-28 18:04:05

Takohen ballë për ballë serbët dhe kosovarët në Nju Jork


(28.09.07 RV ora 18.00)Janë takuar sot në Nju Jork, për herë të parë ballë për ballë, pas shtesës së bisedimeve vendosur nga OKB-ja, serbët dhe kosovarët që po diskutojnë mbi statusin e Kosovës.
Para takimit, presidenti serb Boris Tadiç deklaroi se Beogradi e sheh këtë raund bisedimesh si një mundësi për të arritur një kompromis historik, që do të zgjidhte konfliktin e gjatë ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve. Nga ana tjetër, Veton Surroi, anëtar i delegacionit kosovar u shpreh se është e nevojshme një mirëkuptim themelor ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve për të jetuar në paqe në dy shtete të ndryshme dhe për të bashkëpunuar në përpjekjen për integrimin evropian. Mbrëmë vonë, presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, në fjalimin e mbajtur në Asamblenë e OKB-së shprehu mbështetjen e plotë ndaj planit të Ahtisarit dhe pavarësisë së Kosovës, duke shkaktuar reagimin e ministrit të jashtëm serb Vuk Jeremiç.







All the contents on this site are copyrighted ©.