Ngushëllimet e Papës për vdekjen e kardinalit polak, Adam Kozloviecki, misionar jezuit
në Zambie dhe ipeshkëv i parë i Lusakës.
(28.09.2007 RV)Në një telegram drejtuar kryeipeshkvit të Lusakës, imzot Telesfor
Gjorgj Mpundu, Papa kujton plot mirënjohje “shërbimin e zellshëm misionar dhe ipeshkvnor
të kryeipeshkvit të parë të vendit si dhe impenjimin e tij të palodhshëm në përhapjen
e Ungjillit e në shërbim të Kishës universale”.Kardinali i ndjerë, vdekur në moshën
96 vjeçare, kaloi një jetë të vështirë, provoi në kampin nazist të përqëndrimit në
Aushvic e Dakau, tortura e poshtërime, por edhe një përvojë të jashtzakonshme shpirtërore,
të përshkruar në librin e tij “Ditari i një të burgosuri”.