2007-09-28 13:07:30

KUVENDI I SHQIPERISE NDERON ME 1 MINUT HESHTJE FIGURËN E AT ZEF PLLUMIT OFM


27 Shtator 2007/ATSH-Anila Struga/- Kuvendi nderoi sot (e enjte) me një minutë heshtje figurën e At Zef Pëllumbit, i cili u nda nga jeta mbrëmjen e së martës në spitalin Romës, ku ndodhej i shtruar prej disa javësh.
Gjatë 60 minutëshit të parë të diskutimeve të lira në Kuvend, deputetët vlerësuan figurën e At Zef Pllumit si një ikonë dhe kolos të kulturës kombëtare.
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, u shpreh se "figura e At Zef Pllumit kodifikon identitetin e tij kulturor si identitet thellësisht europian".
Ndërsa deputeti i PD-së, Prec Zogaj, tha se "vepra e tij 'Rrno për me tregue', është një vepër e shkruar në liri, ishte një sagë e vuajtjeve të tij dhe vjen si një doktrinë thirrjesh për lirinë". Deputeti i PD-së, i propozoi ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që çmimi i memoralistikës të mbajë emrin e At Zef Pllumit dhe po ashtu emri i tij të përjetësohet në emërtimin e shkollave.
"At Zef Pëllumbi është një kolos dhe ikonë e kulturës sonë kombëtare", u shpreh në fjalën e mbajtur deputeti Bujar Leskaj, ish-ministër i MTKRS-së. Deputeti Leskaj tha se "për At Zef Pllumin do të kenë nevojë të gjithë brezat".







All the contents on this site are copyrighted ©.