2007-09-28 18:05:56

Bush: kujdes për klimën por edhe për zhvillimin ekonomik


(28.09.07 RV)Presidenti amerikan Xhorxh Bush përpiqet të ndryshojë imazhin amerikan në botë, përsa i përket masave që duhen marrë për të ndaluar ngrohjen globale. Ndryshimet e klimës për shkak të ndërhyrjes së njeriut merren seriozisht nga Uashingtoni – deklaroi Bush në Konferencën mbi klimën, ku marrin pjesë 16 vendet e botës që ndotin më shumë atmosferën si edhe Bashkimi Evropian e OKB-ja. Ne – vazhdoi Bush – duhet ta udhëheqim botën që të reduktojë emisionet e gazrave që ndotin atmosferën, por duhet të bëjmë ç’është e mundur që kjo të mos dobësojë rritjen ekonomike të vendeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.