2007-09-27 18:58:06

Nesër bisedimet serbo-kosovare në Nju Jork


(27.09.07 RV)Në prag të bisedimeve të nesërme serbo-kosovare në Nju Jork, akoma asnjë marrëveshje jo vetëm ndërmjet palëve, por edhe ndërmjet përfaqësuesve të Grupit të Kontaktit. Ky i fundit u mblodh dje në kryeqytetin amerikan, në praninë e komisarit evropian për zgjerimin, Olli Rehn, pa dalë me asnjë rezultat konkret.
Sot, në fjalimin e tij para Asamblesë së përgjithshme të OKB-së, presidenti serb, Boris Tadiç deklaroi se Beogradi është gati të bëjë kompromise, por pa cënuar integritetin territorial të Serbisë. Ndërkaq, në takimin e tij të djeshëm me presidentin amerikan Bush, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha ka folur edhe për Kosovën. Bush ka siguruar mbështetjen e plotë të Uashingtonit për çështjen e pavarësisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.