Dita Botërore e Turizmit: Kisha uron që gruaja të luajë rol më të madh
(27.09.07 RV)U kremtua sot Dita Botërore e Turizmit: Kisha uron që gruaja të
zerë një vend më të rëndësishëm në këtë sektor. “Turizmi: derë e hapur për gratë”:
kjo është tema e sivjetme e Ditës Botërore të Turizmit. Në mesazhin e Papës Benedikti
XVI, nënshkruar nga kardinali – sekretar i Shtetit të Vatikanit, Tarcisio Bertone
vihet në dukje se 46% e forcës për punë të industrisë turistike përbëhet nga gra,
por denoncohet edhe se shpesh gruaja përjashtohet nga role të rëndësishme drejtimi
e administrimi. Për Papën, “duhet punuar për arritjen e barazisë së vërtetë ndërmjet
burrit e gruas, duke i garantuar kësaj të fundit të njëjtën mundësi për punë, lirinë
fetare, respektimin e kërkesave që kanë të bëjnë me amësinë, pagesën e një rroge të
drejtë. Duhet favorizuar konkretisht e drejta e studimit dhe e kualifikimit profesional
të vajzave e grave, duke luftuar me anë të ligjit çdo formë shfrytëzimi të padrejtë
dhe komercializimi të trupit të saj”. Në mesazh denoncohet me forcë “skandali i papranueshëm
i një lloj turizmi seksual që poshtëron gratë duke i çuar praktikisht drejt gjendjes
së skllavërisë”.