2007-09-22 16:07:54

Shenjtorët e javës së ardhshme sipas kalendarit kishtar


(23.09.2007 RV)RealAudioMP3 Sot më 23 shtator , Kisha katolike kremtoi të dielën e 25-të gjatë vitit kishtar, sipas kalendarit liturgjik. Po sot, kalendari liturgjik përkujtoi edhe shën Piun nga Pietralçina, meshtar kapuçin.

Nesër e hënë, më 24 shtator , kalendari kishtar përkujton të Lumen Mari Virgjër të Mercedes; shën Zefirin Agostinin.

Të martën, më 25 shtator , sipas kalendarit kishtar bie përkujtimi i shën Firminit, ipeshkëv; shën Kleofes dhe shën Sergjit Radonez.

Të mërkurën e ardhshme, më 26 shtator , kalendari kishtar përkujton shën Kozmain e Damianin, martirë , si dhe shën Nilin, abat e themelues i manastirit të Grottaferratës afër Romës, në të cilin jetojnë e veprojnë murgjërit e shën Bazilit, të ritit bizantin. Ndër këta murgjër të shën Bazilit, ka edhe shumë arbëreshë.

Të enjten e kësaj jave, më 27 shtator , kalendari kishtar përkujton shën Vincenc de' Paolin, meshtar, themelues i Kongregatës së Misioneve e të Bijave të Dashurisë, pajtor qiellor i të gjitha Shoqatave të Bamirësisë.

Të premten më 28 shtator , kalendari kishtar përkujton shën Vinceslaun e Bohemisë, martir, shën Lorenc Ruizin me Shokë, martirë.

Të shtunën e ardhshme, më 29 shtator , kalendari kishtar kremton festën e Kryeengjëjve të Shenjtë Mikelit, Gabrielit e Rafaelit.

Të dielën më 30 shtator , kalendari kishtar na propozon kremtimin e së dielës së 26-të gjatë vitit kishtar, ndërsa nga shenjtorët do të përkujtohet shën Jeronimi, meshtar e doktor i Kishës.








All the contents on this site are copyrighted ©.