2007-09-21 18:36:04

Sot, Dita Botërore e Paqes e lajme të tjera.


(21.09.2007 RV)Sot është Dita botërore e paqes, në të cilën çdo vend duhet të respektojë armëpushimin absolut dhe të heqë dorë nga çdo formë dhune. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun, në mesazhin e tij, uron që paqja të bëhet “pasion e jo një prioritet i thjeshtë”.

NATO në qendër të kritikave për sulmin ajror të së mërkurës në Afganistan, në të cilin gjetën vdekjen 6 civilë, shumica gra e fëmijë. Operacioni në provincën e Helmandit, sipas amerikanëve, drejtohej kundër talebanëve.

Pas zgjedhjeve në Greqi, fillojnë manovrat brenda partive. Socialistët e Pasokut, që humbën zgjedhjet, do të mblidhen në konferencë kombëtare më 3 e 4 nëntor. Zgjedhja e kryetarit të ri të partisë, pas dorëheqjes së Papandreut, do të bëhet më 11 nëntor.







All the contents on this site are copyrighted ©.