2007-09-21 18:27:37

Papa emëroi dy kryeipeshkvij të rinj, njërin në Moskë e tjetrin në Minsk të Bjellorusisë.


(21.09.2007 RV)Papa Benedikti XVI ka emëruar si kryeipeshkëv metropolit të Minsk-Milhevit në Bjellorusi, imzot Tadeush Kondrusieviç, duke e transferuar nga kryedioqeza e “Nënës së Zotit” në Moskë. Ndërkaq, në krye të saj në Federatën Ruse, Papa ka emëruar don Paolo Pecin, i Vëllazërisë Meshtarake të Misionarëve të shën Karl Borromeut. Deri tani, don Paolo Peci ka qenë rektor i Seminarit të Madh “Shën Maria, Mbretëresha e Apostujve” në Shën Pjetërburg.







All the contents on this site are copyrighted ©.