2007-09-20 17:52:27

Sanksionet izraelite kundёr Gazёs shqetёsojnё bashkёsinё ndёrkombёtare


(20.09.2007 RV)Izraeli e ka shpallur krejt Rripin e Gazёs si “entitet armik” dhe ka vendosur njё plan sanksionesh ekonomike pёr 1 milion e gjysёm banorёt e zonёs. Tel Avivi flet pёr reagim ndaj hedhjes sё raketave Kasam nga ana e milicёve palestinezё. Parashikohet tё zvogёlohet furnizimi me karburant dhe energji, kufijtё do tё mbyllen pёr personat dhe mallrat. Sekretarja e shtetit amerikan, Kondolica Rajs, e cila mbёrriti nё Izrael e nё Territoret Palestineze pёr tё pёrgatitur konferencёn ndёrkombёtare tё paqes, qё SHBA-tё kanё organizuar nё Uashington pёr nёntor, deklaroi se sanksionet nuk e ndihmojnё dialogun dhe saktёsoi se pёr SHBA-tё “entiteti armik ёshtё Hamasi”. Ky i fundit flet pёr deklaratё lufte, ndёrsa presidenti palestinez Abu Mazen flet pёr “dёnim arbitrar”. Sekretari i pёrgjithshёm i OKB-sё, Ban Ki-Mun shprehet thellёsisht i shqetёsuar, ndёrsa atё Pierbatista Picabala, Rojtar i Tokёs Shenjte, nёnvizon se kёto vendime “nuk sjellin zgjidhje, por vetёm probleme tё reja pёr njё popullsi palestineze tё rraskapitur”. Edhe nga Bashkimi Evropian ёshtё kёrkuar qё Izraeli ta rishikojё vendimin e tij pёr Gazёn.







All the contents on this site are copyrighted ©.