Irani paralajmëron: nëse do të sulmohemi do të bombardojmë Izraelin
(19.09.2007 RV)Irani gjithnjë në plan të parë të lajmeve botërore. Teherani
kërcënoi sot se ka një plan bombardimesh kundër Izraelit, nëse Tel Avivi fillon luftën
kundër tij. Shtëpia e Bardhë komentoi menjëherë se këto deklarata nuk janë konstruktive.