2007-09-18 18:09:20

Musharraf heq dorë nga kryesia e ushtrisë nëse zgjidhet sërish president


(18.09.2007 RV)Në Pakistan janë vrarë 18 ushtarë nga persona të panjohur që të shtunën, megjithëse lajmi merret vesh sot. Në një gjendje shumë të vështirë për vendin, të përshkuar nga atentatet e talebanëve në kufi me Afganistanin, nga rrëmbimet e nga paqëndrueshmëria, presidenti i Pakistanit Musharraf deklaroi se do të heqë dorë nga funksioni i kreut të ushtrisë, nëse do të zgjidhet sërish president në zgjedhjet e reja presidenciale. Mandati i tij skadon më 15 tetor.







All the contents on this site are copyrighted ©.