2007-09-18 18:08:50

Ahmadinexhad: Mos i merrni seriozisht francezët


(18.09.2007 RV)“Mos i merrni seriozisht kërcënimet” e francezëve. Kështu reagoi presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad para gazetarëve që sot në Teheran kërkonin një koment mbi deklaratën e fundit të ministrit të jashtëm francez Bernard Kushner, i cili pohoi të dielën se për të zgjidhur problemin bërthamor iranian, bota duhej të përgatitej për luftë.
Bashkimi Evropian është treguar i kujdesshëm edhe ndaj propozimeve për sanksione kundër Republikës Islamike, bërë po nga Kushner. Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e jashtme dhe sigurinë, Havier Solana deklaroi se propozimi akoma nuk është paraqitur në mënyrë formale e pra nuk është në diskutim. Përsa i përket mundësisë për luftë, Solana reagoi në këtë mënyrë: “Dosja bërthamore iraniane – pohoi ai në Bruksel për gazetarët – është një çështje shumë e ndjeshme dhe duhet gjetur mënyra për të shkuar përpara”.







All the contents on this site are copyrighted ©.