2007-09-15 14:26:06

Vatikani përgjigjet mbi çështjen e ushqimit e hidratimit artificial të sëmurëve


Kongregata për Doktrinën e Fesë: “T’u japësh ujë dhe ushqim pacientëve në “gjendje vegjetative” është moralisht e detyrueshme.dhe kjo gjë nuk mund të ndërpritet, së paku parimisht, edhe atëherë kur kjo gjendje zgjatet derisa mjekët ta quajnë “të përhershme”. Kështu lexohet në një dokument të miratuar nga Benedikti XVI, i cili u bë publik javën që shkoi nga Kongregata për Doktrinën e Fesë në përgjigje të disa pyetjeve ngritur nga ipeshkvijtë e Shteteve të Bashkuara. Mbi këtë temë në mikrofonin e Radio Vatikanit flet kryetari i Akademisë Papnore për Jetën, Imzot Elio Sgreça:
Përgjigje: ...[P]ërbri shtratit të sëmurit dhe për të sëmurin, duhet të praktikohet asistenca, domethënë mbështetja kryesore për kapërcimin e dhimbjes. Këto ndërhyrje nuk kanë si qëllim shërimin e pacientit,[...] por përkundrazi bëhet fjalë për t’i ndejtur pranë dhe për ta ndihmuar të sëmurin. E përsëris, nuk janë mjekime, por janë përkujdesje që nevojiten për të lehtësuar dhimbjet. Prandaj është me detyrim që uji dhe ushqimi t’i jepen deri në fund, me kusht, që pacienti të jetë në gjendje t’i pranojë.







All the contents on this site are copyrighted ©.