2007-09-15 14:05:07

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 24-të gjatë vitit "C":'Zoti është i aftë vetëm të dojë. Deo gratias!


(15.9.2007 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Liturgjinë e Fjalës Hyjnore të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të Liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 24-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.

Hyji na do me një dashuri që tejkalon pabesnikëritë tona e mëkatet tona. Falja është tipari i Zotit dhe secili prej nesh është i thirrur në përqafimin e Zotit Atit të mëshirshëm që pret djalin plangprishës, djalin rebel e të pabindur, që në një farë mënyre e nga pak jemi të gjithë.

Leximet Biblike të kësaj së diele na flasin për përdëllimin e Hyjit. Në pjesën e Ungjillit të kësaj së diele marrë nga shën Luka, Jezusi na paraqet Hyjin plotë mëshirë e falje, na paraqet Hyjin përdëllues. Mirëpo fytyrën e Tij të mëshirshme e dallojnë, e kuptojnë dhe shijojnë vetëm ata persona që kuptojnë e njohin dashurinë falas të Zotit , ata që lejojnë që hirin hyjnor të depertojë e përmbushë zemrën, të shndrisë mendjen, ata që lejonë hirin e Zotit të pasqyrohet në përcaktimet, në zgjedhjet e sjelljet e përditshme para tjerëve.
Populli i Izraelit (sikur do të dëgjojmë nga leximi i parë) u gjunjëzua para viçit prej arit, duke tradhëtuar Zotin që e kishte liruar nga skllavëria e Egjiptit. Mosiu ndërmjetëson për njerëzit e vet pranë Hyji, i cili në sajë të përdëllimit të tij hyjnor, e harron tradhëtin e popullit izraelit dhe e fal.
Shën Pali ( siç do të dëgjojmë në leximin e dytë) është i emocionuar dhe prekur thellë nga gëzimi e mirënjohja për kthimin e vet tek Krishti e te Ungjilli. Ai falenderon Zotit e mëshirës që e fali dhe e ngarkoi të jetë apostull i tij ndër paganë.
Ungjilli i së dielës më tri shembëlltyra të njohura- atë të delës së humbur, atë të drahmës së humbur dhe të djalit plangprishës apo të Atit të mëshirshëm- vënë në pah gëzimin e Zotit në falje e në pranimin e mëkatarëve të penduar në tryezën e vet. Të mendojmë mirë mbi vlerën e pallogaritshme që ka Eukaristia, banketi i bërë gati për djalin plangprishës por edhe për të gjithë ata që i afrohen Zotit me zemër të sinqert e të penduar. Tani ti dëgjojmë leximet biblikeRealAudioMP3 ……e pastaj edhe komentin...RealAudioMP3 …………………









All the contents on this site are copyrighted ©.