2007-09-15 14:14:12

Dokumenti Motu Propro Summorum Pontificum lejon Meshën në gjuhën latine


I shtyrë nga një “frymë pajtimi”, siç e nënvizon edhe vetë Papa në një letër dërguar të gjithë ipeshkëvijve të botës, Motu Proprio u shoqërua nga frikë dhe shqetësime që shkaktuan konfuzion. Mbi këtë çështje flet teologu Dom Nicola Bux i Kongregatës për Doktrinën e Fesë.

Pyetje: Disa thonë se Motu Proprio për Summorum Pontificum përbën një kthim mbrapa në krahasim me Koncilin II vatikanas. A është e vërtetë?

Përgjigje: Shfuqizimi i një riti i cili që nga Koncili II vatikanas e deri më sot ka lënë gjurmë në dy brezni është gjëja e fundit që Ati i Shenjtë do të mund të dëshironte.
Më duket pastaj se ortodoksët e lindjes e kanë kuptuar mirë e jo rastësisht, - mendoj – se mbështetja më e mirë ndaj Motu Proprio erdhi nga Patriarkana e Moskës, me motivimin se “çdo rikthim te tradita liturgjike duhet përshëndetur pozitivisht dhe i afron të krishterët ndërmjet tyre.”







All the contents on this site are copyrighted ©.