2007-09-14 17:47:49

Sot hyri në fuqi Motu Proprio i Benediktit XVI mbi kremtimin e Meshës në gjuhën latine sipas Mesharit të Piut V


(14.09.2007 RV) Sot në ditën e kremtimit të Shna Krygjës hyri në fuqi Motu Proprio Summorum Pontificum i Benediktit XVI, dokument i cili liberalizon përdorimin e Mesharit Romak të vitit 1962, domethënë lejimin e kremtimit të Meshës në gjuhën latine sipas ritit të Meshës të para Reformës së Koncilit II të Vatikanit. I shtyrë nga një “frymë pajtimi”, siç e nënvizon edhe vetë Papa në një letër dërguar të gjithë ipeshkëvijve të botës, Motu Proprio u shoqërua nga frikë dhe shqetësime. Madje, siç vuri në dukje Ati i Shenjtë “lajme dhe gjykime të bëra pa informacionin e duhur kanë krijuar jo pak konfuzion”. Mbi këtë çështje flet teologu Dom Nicola Bux i Kongregatës për Doktrinën e Fesë.

Pyetje: Disa thonë se Motu Proprio për Summorum Pontificum përbën një kthim mbrapa në krahasim me Koncilin II vatikanas. A është e vërtetë?

Përgjigje: Shfuqizimi i një riti i cili që nga Koncili II vatikanas e deri më sot ka lënë gjurmë në dy brezni është gjëja e fundit që Ati i Shenjtë do të mund të dëshironte. Prandaj bëhet fjalë për diçka krejtësisht të ndryshme nga impostimi i një reforme të sajuar nga ekspertët. Më duket pastaj se ortodoksët e lindjes e kanë kuptuar mirë e jo rastësisht, - mendoj – se mbështetja më e mirë ndaj Motu Proprio erdhi nga Patriarkana e Moskës, me motivimin se “çdo rikthim te tradita liturgjike duhet përshëndetur pozitivisht dhe i afron të krishterët ndërmjet tyre.” Kaq e thellë, pra, është vetëdija që Papa ka për marrëdhënien ndërmjet liturgjisë dhe besimtarëve saqë ata që e njohin Benediktin XVI e dinë se ai nuk do të abuzonte kurrë me autoritetin që gëzon për t’ia arritur një qëllimi të mirë në dukje.







All the contents on this site are copyrighted ©.