2007-09-13 17:05:17

Nesër hyn në fuqi Motu Proprio e Benediktit XVI, Summorum Pontificum, mbi përdorimin e Liturgjisë Romake të para Reformës së vitit 1970


(13.9.2007 RV) Nesër hyn në fuqi Motu Proprio e Benediktit XVI, Summorum Pontificum, mbi përdorimin e Liturgjisë Romake para Reformës së vitit 1970. Dokumenti Papnor lejon përdorimin e Mesharit Romak të vitit 1962, që, po kujtojmë se, nuk ka qenë kurrë i shfuqizuar. Në veçanti, Motu Proprio vendos që i takon famullitarit të pranojë kërkesat e besimtarëve që i përkasin traditës së mëparshme liturgjike. Në një shkrim, revista e njohur e jezuitëve në Itali, Civiltà Cattolica, nënvizon se është e pathemeltë frika e atyre që mendojnë se ky dokument papnor është hap mbrapa nga reforma liturgjike e Koncilit të II të Vatikanit.







All the contents on this site are copyrighted ©.