2007-09-12 16:55:41

Kardinali Dario Castrillon Hoyos do të kremtojë Meshën në latinisht


(12.9.2007RV)Me datë 14 shtator, në Loreto kardinali Dario Castrillon Hoyos do të kremtojë Meshën Shenjte në gjuhën latine sipas ritit të para Koncilit II vatikanas. Kremtimi i Meshës në atë ditë do të shenjojë hyrjen në fuqi të “motu proprio” të Benediktit XVI, dokument i cili liberalizon meshën në latinisht sipas liturgjisë së para Koncilit II vatikanas. Mesha do të kremtohet me kërkesën e shoqatës “Una voce”, e cila ka si qëllim “shpëtimin e zhvillimin e Meshës në gjuhën latine, të koralit gregorian dhe të artit të shenjtë në Kishën Katolike Romake.








All the contents on this site are copyrighted ©.