2007-09-12 17:21:22

Benedikti XVI nxit politikanët për mbrojtjen e rrënjëve të krishtera


(12.09.2007 RV) “Me vështrimin tutje nga Evropa, ripërtërita nxitjen time për të vijuar procesin e tashëm të bashkimit mbi bazën e vlerave që burojnë nga trashëgimia e përbashkët e krishterë.” Kështu nënvizoi Papa Benedikti XVI sot gjatë audiencës mbajtur në Vatikan duke folur mbi shtegtimin e vet apostolik të javës që shkoi në Austri. Duke patur parasysh takimin e së premtes së kaluar në Vjenë me presidentin federal Hajnc Fisher, me qeveritarët dhe me trupin diplomatik të akredituar në Austri, Ati i Shenjtë tha se: “Këto janë raste të çmueshme gjatë të cilave pasardhësi i Pjetrit ka mundësi t’u bëjë thirrje udhëheqësve të vendeve për të mbështetur gjithmonë paqën dhe zhvillimin e vërtetë ekonomik dhe shoqëror.”
Përsa i përket nxitjes për mbrojtjen e rrënjëve të krishtera të Evropës, Benedikti XVI vuri në dukje se pikërisht Shenjtërorja e Mariacellit, ndërmjet të tjerash është edhe një nga simbolet e takimit të popujve evropianë rreth fesë së krishterë.” Duke vazhduar më tej Ati i Shenjtë theksoi se vizita në Vjenë qe frytdhënëse aq më tepër që e futi shtegtimin e tij në kontekstin e tashëm të kontinentit evropian.







All the contents on this site are copyrighted ©.