BE – Serbi. Solana: të mbështesim afrimin e Serbisë me BE por jo shkëmbim me Kosovën
(12.09.2007 RV) “Gjithçka që mund të bëhet për të përshpejtuar procesin e afrimit
të Serbisë me Kosovën duhet të bëhet, por hyrja e Serbisë në Bashkimin Evropian dhe
çështja e statusit të Kosovës duhet të mbeten dy çështje të ndara, dhe nuk duhet të
kthehen në objekte shkëmbimi” deklaroi Havier Solana, përfaqësues i Lartë për Politikën
e Jashtme të Bashkimit Evropian pas takimit me kryeministrin serb Koshtunica sot
në Bruksel.