2007-09-11 19:42:02

Të krishtërët nisen nga Sibiu në udhën e ekumenizmit më të bashkuar


(11.9.2007 RV)Të krishtërët vijojnë udhën e ekumenizmit më të bashkuar duke u nisur nga Sibiu, për t’ia kumtuar Krishtin Evropës e botës. Pra, të bashkuar për t’ia sjell Krishtin Evropës e botës sepse ajo që na bashkon është shumë më tepër se ajo që na ndanë: kjo është me pak fjalë porosia ktyesore që doli në pah nga Asambleja e Tretë ekumenike evorpjane që përfundoi të dielën e kaluar në Sibiu, në Rumani.
Mbi 200 delegatë katolikë, ortodokës, anglikanë e protestantë janë ballafaquar mbi sfidat e mëdha që paraqiten para të krishtërve në Kontinentin e Vjetër, pas fshehur divergjencat, por me një ndërgjegjshmëri më të madhe se sot është e domosdoshme të nisemi përsëri nga Jezusi, Shpëtimtari i botës, për të përshkuar së bashku udhën e afërimit, të bashkimit e të kumtimit të Lajmit të mirë.







All the contents on this site are copyrighted ©.