2007-09-11 19:39:00

Në audiencën e nesërme Papa do të takojë besimtarët pas udhëtimit në Austri.


(11.9.2007 RV)RealAudioMP3 Nesër para dite në Vatikan Papa Benedikti XVI do të takojë besimtarët në audiencën e përgjithshme pas kthimit nga udhëtimi apostolik në Austri. Siç është bër zakon, pas kthimit nga një udhëtim apostolik, audienca e përgjithshme e Papës me shtegtarë, sipas çdo gjase do t’i kushtohet vizitës baritore në tokën austriake. Tri ditë të pasura me momente plotë intensitet nën moton “Shikojni Krishtin”. E po kjo ishte edhe porosia që Papa i pati drejtuar të rinjve në Takimin e Loretos që më 1 e 2 shtatorin e kaluar. Për këte është bindur kryeipeshkvi i Peskares, imzot Tommaso Valentinetti, në mirkofonin e Radio Vatikanit......
Besoj se dy momentet publike të Papës, vizita në Austri e në Loreto janë karakterizuar sidomos për qartësinë e madhe doktrinore, por edhe për thellësinë shpirtërore si dhe për kërkesën për ta drejtuar vështrimin tonë tek thelbësorja, tek Krishti, Zoti të jetës sonë, e prej Krishtit na vjen thirrja jo për një udhëtim që mund, në një farë mënyre, të duket i rëndë, plotë vështirësi, po për një “po” e jona thënë plot gëzim si përgjigjie e plotë e totale, në një miqësi të madhe me Të.


Benedikti XVI, më të vërtetë, ka nënvizuar se krishtërimi shkon përtej një sistemi të moralit, duke nënvizuar se para së gjithash është një takim me një person, me Jezu Krishtin dhe tha se në këtë dritë Dekalogu apo Urdhërimet e Zotit nuk duhen lexuar si një sërë ndalesash, por si një sërë të “po-së” ndaj Zotit e të afërmit....


Sigurisht bëhët fjalë për një temë që Ati i Shenjtë e ka përzemër dhe është marrë nga Enciklika e tij “Zoti është dashuri”, ky takim ndërmjet njeriut e Zotit, që është dashuri, dhe depertimi e shndërrimi i dashurisë në jetën e personave. Prandaj jo aq një sërë normash për t’u respektuar, sa – siç thotë Papa vet- një sërë “po-sh” për t’u thënë e, sidomos një “po” jetës. Më ka pëlqyer jashtëzakonisht referimi 360 shkallë, sidomos ndaj jetës që lindë , që Papa bëri gjatë lutjes së Engjëllit të Tenzot në Vjenë, e në mënyrë të veçantë në kundrimin e Krishtit foshnje. Sa shumë fëmijë – citoi- që jetojnë në varfëri, që shfrytëzohen si ushtarë, që nuk kanë mundur kurrë të përjetojnë dashurinë e prindërve, fëmijët e sëmurë e të vuajtur, por edhe ata të lumtur e të shëndoshë. Do të thosha se kjo është bukuria e madhe e këtij qortimi, të këtij takimi të thellë me Zotin, sepse Zoti na thotë të jetojmë në këtë përmasë të hapjes së madhe të zemrës sonë ndaj Tij por edhe ndaj të afërmit tonë.








All the contents on this site are copyrighted ©.