Një akt monstruoz,kundër dinjitetit të njeriut”: kështu imzot Elio Sgreçia, president
i Akademisë Papnore për Jetën, komentoi vendimin e Autoritetit Britanik për fertilizimin
dhe embriologjinë, krijimin e embrioneve të përziera njeri-kafshë.
(10.9.2007 RV)Dëgjues të nderuar le të ndalekimi për disa minuta tek një ngjarje
e rëndësishme e javës së kaluar, mbi të cilën deshem të flasim, e kemi fjalën për
lajmin tejet shqetësues dhënë më 5 shtator mbi Fertilisation adn Emrbiology Authority,
dmth lajmi mbi lejimin e fertizilimit dhe embriologjinë , embrionin njeri-kafshë vendosur
nga Autoriteti Britanik. “Një akt monstruoz, kundër dinjitetit të njeriut”: kështu
imzot Elio Sgreçia, president i Akademisë Papnore për Jetën, komentoi vendimin e Autoritetit
Britanik për fertilizimin dhe embriologjinë, i cili ka lejuar krijimin e embrioneve
të përziera njeri-kafshë, me qëllim që të përdoren në punën kërkimore-shkencore. “Është
e nevojshme që bashkësia e shkencëtarëve të mobilizohet sa më shpejt”, thekson imzot
Sgreçia, ndërsa njoftohet se teknikat e krijimit të hibrideve në laborator do të vendosen
në nëntor. Të dëgjojmë imzot Sgreçian në mikrofonin tonë:... Ky fakt është monstruoz.
Deri tani, në të gjitha kodet ndërkombëtare ishte i vetmi fekondim artificial i papranueshëm,
për ofendimin që i bën dinjitetit të njeriut, për rrezikun që të prodhojë përbindësha
e pra, për një faktor moral shumë domethënës. Mendojmë se edhe kjo qeveri angleze
ka ulur kokën para kërkesës së një grupi shkencëtarësh, duket kundër opinionit të
shumicës së popullsisë e gjithsesi, sigurisht kundër moralit, jo vetëm moralit katolik
apo të grupeve fetare, të grupeve pro-jetës, por kundër moralit të arësyeshëm, që
deri tani rezultonte i qartë në të gjitha kartat ndërkombëtare. Shumë shkencëtarë
thonë se këto eksperimente shërbejnë për të shëruar sëmundje, që sot e kësaj dite
nuk mund të kurohen? Si përgjigjeni ju? Ky është gjithmonë preteksti, me anë
të të cilit kanë justifikuar deri tani klonimin, përdorimin e qelizave staminale,
embrionale etj. Por, përveç faktit që deri tani nuk i kemi parë rezultatet, mendojmë
se në çdo rast, kur eksperimenti është çnjerëzor, kur është i paligjshëm, sepse është
kundër arësyes, nuk mund të bëhet as për shpresën e fantastikuar se mund të arrihen
suksese. Sukseset, nëse vijnë, duhet të arrihen me mjete humane. E mira duhet bërë
me mjete të mira, përndryshe zbatojmë makiavelizmin më të pamëshirshëm në shkencë
dhe në eksperimentimin shkencor. Shkenca nuk bëhet kundër njeriut. Eksperimentimi
mbi njeriun e gjallë me anë të vrasjes së tij, deri tani është kryer vetëm në kampet
e përqëndrimit të nazistëve. E gjithë bota e ka dënuar dhe Kode si ai i Nurembergut,
i Helsinkit etj., e kanë ndaluar gjithnjë. Fakti që po ky eksperimentim, në fazën
primitive, bëhet në laboratorët shkencorë, nuk do të thotë se u bë i ligjshëm.