2007-09-10 20:31:41

Gëzimi i Papës për vizitën apostolik në Austri në telegrame të kryetarëve të Shteteve që përshkoi gjatë udhëtimit


(10.9.2007 RV)Gëzim e mirënjohje: këto janë ndjenjat që Papa Benedikti XVI shprehi në telegramet e tij dërguar Kryetarëve të Shteteve të Vendeve mbi të cilat fluturoi gjatë udhëtimit nga Vjena për në Romë. Presidentit austriak, Ati i Shenjtë Racinger i shfaqi mirënjohjen e tij të sinqert për pritjen e përzemërt që pati në Austri.
Në mesazhin drejtuar presidentit të Sllovenisë, Papa vë theksin mbi “dhurata e shumta shpirtërore” që Zoti i fali “përmes Virgjërës së Shenjtë” të nderuar në Mariacell edhe prej shumë shtegtarëve sllovenë.
Presidentit kroat, Papa i siguroi lutjen e tij të vazhdueshme për Kroacinë, “tokë me traditë të madhe të krishterë”.
Së fundi, në telegramin presidentit të Republikës italiane, Xhorxho Napolitano, Benedikti XVI nënvizoi gëzimin e tij për takimin që pati në takime me popullsitë lokale e shumë shtegtarë të ardhur në Shenjtëroren mariane të Mariacellit. Nga ana e tij, presidenti italian, në mesazhin drejtuar Papës, pohoi se “ vlerëson rolin që kanë luajtur vlerat e krishtëra në formimin e kulturës evorpjane”.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.