2007-09-08 15:24:37

Liturgjia e Fjalës së Zotit e së dielës së 23-të “C” 'atë që e duajmë dashuri, jo gjithmonë është dashuri!'


(08.09.2007 RV)Pra, ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës Hyjnore të dielës së 23-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit të liturgjisë kishtare.
Tema kryesore mbi të cilën Fjala e Zotit në këtë të diele don të na bëjë të mendojmë e meditojmë është kërkimi i pasionuar i Zotit për njeriun: "Kthehuni, bijtë e njeriut". Ku të kthehemi? Tek "urtia e zemrës", pohon Psalmi 89, për të zgjetur Zotin që është dashuri, njeriun tjetër që është vëlla, vetveten si shëmbëlltyrë të Zotit, Jezu Krishtin si kuptim e shpjegim të ekzistencës personale. Kur mbushemi e merremi vetëm me vehten tonë, ne e humbasim aftësinë për ta ndjere ekzistencën e Zotit e të afërmit. Që kjo të mos na ndodhë, Fjala e Zotit e kësaj së diele, na fton ta duam Hyjin mbi gjithçka tjetër. Ta vësh Krishtin në qendër të jetës sonë do të thotë të relativizosh gjithçka tjetër, përfshi këtu edhe ndjenjat e dashuritë më të shtrenjta e të afërta, e edhe pasuritë. Dashuria që duhet te kemi ndaj Krishtit nuk asgjëson e nuk mohon asnjë dashuri të ligjeshme e të detyrueshme, por i jepë më tepër shije, ndërgjegjësi më të madhe e meritë të re.
Dëgjues të nderuar, për arsye të kohës së shkurtër që kemi, sot do të dëgjojmë vetëm leximin e parë të kësaj së diele nga Libri i Urtisë dhe pjesën e Ungjillit nga Shën Luka.
Në leximin e parë, autori na fton t'i kërkojmë Zotit dhuratën e urtisë për t'i kuptuar mirë sendet tokësore e të hapemi ndaj sendeve qiellore. Te dëgjojmë leximin e parë………..
Në pjesën e Ungjillit nga Luka, Jezusi, me dy shëmbëlltyra të shkurta, atë kullës e të luftës, na qorton të rrijmë zgjuar, të jemi të vëmendshëm mbi gatishmëritë tona, me maturi e guxim, për ta ndjekur Atë nga afër. Te dëgjojmë pjesën e Ungjillit të kësaj së diele nga shën Luka Ungjilltar….

Psalmi na fton ta kërkojmë hirin hyjnor mbi jetën tonë të shënuar nga mëkati, plotë besim në Zotin Krijues e Atë duke thënë, Dhurona, o Zot, urtinë e zemrës…

Shën Pali në leximin e dytë të kësaj së diele, shfaq përdëllimin e vet për Onezimin, skllavin e ikur e thotë: është "zemra ime". Pali i kërkon Filemonit, pronarit të Onezimit, ta pranojë porsi vëlla. Te dëgjojmë leximin e dytë… Këtu mund te dëgjoni leximet dhe komentin..h







All the contents on this site are copyrighted ©.