2007-09-06 19:11:28

Në zi për Luçiano Pavarotin


(06.09.2007 RV)RealAudioMP3 Bota e muzikës dhe e kulturës është në zi për vdekjen e tenorit të madh italian Luçiano Pavaroti, i cili u shua sot në mëngjes, rreth orës 5.00 në shtëpinë tij pranë Modenës. Artistiu, që në tetor do të kishte mbushur 72 vjeç, ishte sëmurë prej kohësh me një tumor në pankreas e vitin e kaluar ishte operuar pikërisht për këtë. Funerali do të kremtohet të shtunën paradite në Katedralen e Modenës
Një karrierë mëse 46 vjeçare. Gjithnjë mbi ujë, gjithnjë me buzëqeshjen e përzemërt, që karakterizonte marrëdhëniet e tij me të tjerët, në pikun e aftësive të tij muzikore, Pavaroti ka pasur pak rivalë përsa i përket intonimit, ngjyrimin, frazimin muzikor dhe diksionit të mrekullueshëm. Është diçka e rrallë të dëgjosh një arie operistike apo dhome, ndoshta të panjohur, pa humbur ndonjë fjalë nga teksti, por me Pavarotin kjo nuk ndodhte. Kujt i pëlqen lirika, duke lënë mënjanë megakoncertet “Pavarotti and friend” sëbashku me Placido Domingon dhe Hosè Karreras, do t’i kujtohen opera si “Ballo me maska” apo “Bohemë” ku Pavaroti ka dhënë maksimumin e profesionalitetit të tij. Në ndryshim nga artistët e mëdhenj të së kaluarës, që kanë lënë vetëm ndonjë gjurmë në shkrimet e bashkëkohësve, Pavaroti ka qenë një gjeni tingujsh e imazhesh që mbeten në arkiva për të dëshmuar madhështinë e këtij këngëtari.








All the contents on this site are copyrighted ©.