Benedikti XVI pret autoritetet e Sirisë dhe Arabisë Saudite për paqen në Lindjen e
Mesme
(06.09.2007 RV)Papa Benedikti XVI dhe Selia e Shenjtë në përpjekje për të sjellë
paqen në Lindjen e Mesme. Sot u prit nga Ati i Shenjtë princi Saud Al Faisal, ministër
i jashtëm i Arabisë Saudite, ndërsa dje Papa takoi në audiencë zv.presidentin e Republikës
arabe të Sirisë, Faruk Al-Sharaa. Në qendër të bisedimeve impenjimi i vendeve për
paqen në Lindjen e Mesme, për mirëpritjen e refugjatëve irakianë dhe për kushtet e
të krishterëve në vendet përkatëse.