Takimi i ri i Komisionit bilateral të punës ndërmjet Selisë së Shenjtë e Shtetit të
Izraelit
(04.9.2007 RV)Dje në Jeruzalem u mbajt takimi i ri mbi Marrëveshjen ekonomike
që është pjesë e Fundmental Agreement (Marrëveshjes Bazë) nënshkruar nga të dyja palët
më 30 dhjetor të vitit 1993. Negociatat i referohen në mënyrë të veçantë çështjeve
tatimore e problemeve që kanë të bëjnë me pronat kishtare. Në përfundim të takimit,
dy delegacionet kanë bërë një komunikatë të përbashkët në të cilën pohohet se bisedimet
janë zhvilluar në një “atmosferë të përzemërt” e se negociatat kanë pohuar vullnetin
e palëve për të “përshpejtuar punën e tyre në mënyrë që të arrihet deri te përfundimi
i Marrëveshjes sa më parë të jetë e mundur”. Takimi i ardhshëm duhet të mbahet në
nëntor. Negociatat janë zhvilluar në pragun e vizitës në Vatikan të presidentit të
ri izraelit Shimon Peres, i cili të enjten e ardhshme, më 6 shtator, do të takojë
Papën Benedikti XVI.