2007-09-03 18:01:36

Fillon nesër Asambleja III Ekumenike në Sibiu. Imzot Xhordano:armiku më i madh i ekumenizmit është mosnjohja e Krishtërimit.


(03.09.2007 RV)Është çdo gjë gati tashmë në Sibiu të Rumanisë, për Asamblenë III Ekumenike evropiane, që do të fillojë nesër, më 4 shtator e do të zgjasë deri më 9 shtator, ditën e dielë. Tema rreth së cilës do të reflektojnë mëse 2 mijë e 500 delegatë, katolikë, protestantë dhe ortodoksë është: “Drita e Krishtit i ndriçon të gjithë. Shpresa për risim e bashkim në Evropë”. Në qytetin e Transilvanisë, kryeqytet evropian i kulturës për vitin 2007, udhëkryq gjuhësh, kulturash e besimesh fetare, takimi do të mbahet 18 vjet pas Asamblesë së parë Ekumenike, që u mbajt në Bazel të Zvicrës në vitin 1989 me temë “Paqe në drejtësi” dhe 10 vjet pas asaj të Gracit në Austri me temë “Pajtimi, dhuratë e Zotit dhe burim i jetës së re”.
Po ç’pritet nga takimi i Sibiu-së? Përgjigjen ia kërkuam imzot Aldo Xhordanos, sekretar i përgjithshëm i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të EvropësRealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.