2007-09-02 19:30:29

Shenjtorët e javës sipas Kalendarit kishtar.


(02.09.2007 RV)RealAudioMP3 Sot u përkujtua Shën Zenoni martir i Nikomedisë. Shenjti na kujton se nuk mund t’i shërbejmë edhe Zotit, edhe parasë.


E hënë:
Nëse duam të jemi të bashkuar me Krishtin nuk duhet të duam vetëm që njerëzit të na binden, por duhet të punojmë në mënyrë që të gjithë njerëzit të njohin veprat e mëdha të Zotit e të duan. Ky reflektim buron nga liturgjia e së kremtes të Shën Gregorit të Madh, papë e doktor i Kishës që do të kremtohet nesër.


E martë:
Të martën, në të kremten e Shenjtorëve Bonifaci I papë, sh.Marini, eremit, sh. Rosa e Viterbit, sh. Mojsiu, ligjëvënës dhe profet, liturgjia na nxit të reflektojmë se Jezu Krishti ka vdekur në kryq për shëlbimin tonë. Shpresoj në Zotin: sytë e mi do ta shohin fytyrën tënde.


E mërkurë:
Të mërkurën do të përkujtohen Sh. Akonzi, sh. Nono, sh. Erkolani dhe sh. Taurini martir. Por sidomos, bota shqiptare do të përkujtojë 10-vjetorin e vdekjes së Nënë Terezës, Misionares së bamirësisë e të dashurisë.
Gjithçka është e mundur për atë që jeton me fjalët ngushëlluese të Krishtit Zot. Të galdojmë pra në dritën e mbretërisë së tij.


E enjte:
Shën Zakaria profet, sh. Onesifori, dishepull i Shën Palit Apostull, të cilët do të përkujtohen të enjten na kujtojnë se Jezu Krishti nuk erdhi mbi tokë për të kërkuar suksesin personal të tij, as për t’i kënaqur dëshirat tona egoiste, por erdhi për të bërë vullnesën e Atit, që e ka dërguar në kërkim të deleve të humbura, kudo qofshin ato.


E premte:
Të premten kalendari kishtar përkujton Sh. Regjinën, virgjër e martire. Psalmi 99 na grish t’i drejtohemi Hyjit duke thënë: Bekuar qoftë Zoti, lumnia e popullit të vet.


E shtunë:
Ndërsa të shtunën bie e kremtja e madhe e të Lindurit të Virgjërës Mari, Zojës së Papërlyer. Zoti ka vënë në të burimet e jetës, është e zgjedhura mbi të gjitha gratë. Papa Benedikti XVI në takimin me të rinjtë në Loreto ndër të tjera pohoi: Jezu Krishti është mishëruar në kraharorin virgjëror të një vajze, në një vend të vogël të Galilesë; është lindur në Betlehem, në një vend të thjeshtë të Judesë, e në shtëpinë e varfër të Nazaretit është rritur duke vënë themelet e misionit shpëtimtar.








All the contents on this site are copyrighted ©.