Lutja e Engjëllit të Tenzot: Papa i fton të rinjtë t'ia hapin zemrën shën Marisë në
Shtëpinë e Shenjtë të Loretos
(02.09.2007 RV)Në Lutjen e Engjëllit
të Tenzot që pasoi, Papa vuri në dukje lidhjen e fortë që ekziston ndërmjet agorà-së
së të rinjve në Montorso, vend takimi, dialogu e konfrontimi (vetë fjala agorà ka
kuptimin “shesh”), dhe Shtëpisë së Shenjtë të Loretos, vend lutjesh në heshtje të
brendshme e në intimitet me Zotin, ku Fjala e tij mund të dëgjohet deri në thellësinë
e shpirtit: Për të sjellë Zotin në shesh, duhet më parë që Ai të jetë futur
brenda nesh, të jetë bërë një me ne në këtë shtëpi, siç ndodhi me shën Marinë në Lajmërimin
e Zotit. E anasjelltas, shtëpia është e hapur e ndodhet në shesh: e sugjeron këtë
edhe fakti se Shtëpia e Shenjtë e Loretos ka tre mure, jo katër: është një Shtëpi
e hapur: e hapur ndaj botës, ndaj jetës, edhe ndaj kësaj Agorà-je të të rinjve italianë. Së
fundi, ftesa e Atit të Shenjtë drejtuar të rinjve: “Në momentet më të rëndësishme
të jetës suaj ejani këtu, me zemër të hapur, për t’u mbledhur shpirtërisht në lutje
brenda mureve të Shtëpisë së Shenjtë. “Atëherë do të bëheni dëshmitarë të vërtetë
të Zotit në shoqëri”. E më pas, Benedikti XVI u dha takim të rinjve në Sidnei të Australisë
për Ditën Botërore të Rinisë, që do të kremtohet aty në vitin 2008, pra vitin e ardhshëm: Ju
ftoj të përgatiteni për këtë manifestim të madh të fesë së të rinjve, duke medituar
për Mesazhin, i cili thellohet në temën e Shpirtit të Shenjtë, për të jetuar sëbashku
një pranverë të re të Shpirtit. Ju pres pra, të shumënumërt edhe në Australi, në përfundim
të vitit të dytë të Agorà-së”. 72 të rinjve italianë, Papa iu besoi mandatin
e ungjillëzimit, të cilin e shtriu më pas për të gjithë pjesëmarrësit.