2007-07-31 17:24:07

Prishtina, kundër bisedimeve të reja me serbët.


(31.07.2007 RV) RealAudioMP3 Prishtina zyrtare është kategorikisht kundër bisedimeve te reja me Beogradin si dhe kundër çdo opsioni për ndarjen e Kosovës. Zyrtarët e Kosovës janë në një mendje që të bisedohet vetëm për çështje të tjera me interes të përbashkët për Serbinë dhe Kosovën, por jo për çështjen e statusit, pasi pavarësia është e panegociueshme.

SHBA ritheksojnë qëndrimin e tyre ndaj Kosovës.Ndërkohë departamenti amerikan i Shtetit ritheksoi edhe një herë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara. Sipas tij, statusi i ardhshëm i Kosovës do të jetë pavarësia dhe bazë e zgjidhjes, do të jetë plani Ahtisari. Këtë koment e bëri zëvendës-zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Tom Kejsi. Ai shtoi edhe se Serbia do të motivohet dhe do të integrohet ne institucionet euro-atlantike.







All the contents on this site are copyrighted ©.