2007-07-31 17:24:23

Festa e Shën Injacit të Lojolës: Benedikti XVI e quan njeri të Hyjit, që i shërbeu Kishës – intervistë me Atë Lancilin S.J. (Pjesa II).


(31.07.2007 RV)“Shën Injaci e vuri gjithë jetën në krye të vendit Zotin, që ishte lumnia e tij më e madhe e Kishën, së cilës i shërbeu besnikërisht” – kështu u shpreh Benedikti XVI për Shën Injacin e Lojolës, në takimin me Shoqërinë e Jezuitëve më 22 prillin e kaluar, me rastin e 450-vjetorit të vdekjes së Shenjtit Themelues të Urdhërit të Jezuitëve. E këto fjalë jehojnë fuqimisht sot, kur Kisha kremton kujtimin liturgjik të Shenjtit, në festën e të cilit në të gjitha kishat e jezuitëve nëpër botë, e edhe në Shqipëri, u kremtuan Meshë përkujtimore. Kremtimi kryesor u mbajt në Kishën romake të Jezusit, ku ruhen reliket e Shenjtit, kryesuar nga Eprori i përgjithshëm i Urdhërit, Atë Peter Hans Kolvenbah.
Kremtimet e sotme na kujtojnë se shpirti i Themeluesit vijon të jetojë në Shoqërinë e Jezusit. E këtë e thekson edhe Atë Lelo Lancili, S.J, në pjesën e dytë të intervistës kushtuar Shën Injacit – në mikrofonin e dom David Gjugjës: RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.