2007-07-31 17:23:22

Afganistan, ultimatum i ri i talebanëve. Gjindet trupi i pengut të dytë të vrarë


(31.07.2007 RV)RealAudioMP3 Sot paradite u gjet trupi i koreanit të dytë të marrë peng, vrarë nga talebanët. Shtohet, prandaj, ankthi për fatin e të rrëmbyerve të tjerë, që vijojnë të jenë në duart e luftëtarëve, të cilët kanë bërë një ultimatum tjetër, që skadon nesër në mëngjes. Ndërkaq vijonë atentatet kundër ushtarakëve të koalicionit, me viktima të shumta edhe ndërmjet popullsisë civile. Sot një kamikaze e një qytetar afgan vdiqën gjatë një sulmi të talebanëve kundër një patrulle të forcave ndërkombëtare. Qeveria e Kabulit deklaroi se është gjallë e shëndosh inxhinieri gjerman, i rrëmbyer dy javë më parë së bashku me një koleg, që u vra menjëherë pas pas rrëmbimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.