2007-07-30 17:28:41

Sot Kisha katolike përkujtoi Shën Pjetër Krizologu.


(30.07.2007 RV)“O njeri, pse ke një mendim kaq të ultë për vetveten, në sa ke qenë aq i çmueshëm për Zotin? Krijuesi yt, si t’i dhuroi bukuritë e kësaj toke, gjeti akoma diçka tjetër që ta shtonte për të të dashur: “stampoi në ty shembëlltyrën e vet”. Do të mjaftonin këto fjalë, për kuptuar shpirtin kundrues të këtij romanjoli, lindur rreth vitit 380 në Imola, që asokohe thirrej Forum Cornelii, dhe edukuar që foshnjë në fenë më të thellë kristiane.
Ipeshkvi e dijetari i Kishës, gjatë punës së tij baritore, u shqua për veprimtari të gjithanshme: gjallëroi ungjillëzimin, luftoi kundër herezisë, katekizoi në mënyrë sistematike, ndërtoi Kisha, si atë të Shën Gjonit Ungjilltar, të Shën Apolinarit e të Shën Gjon Pagëzuesit, predikoi me fjalë të zjarra Ungjillin e Krishtit. Prej këndej iu dha atributi “Krizòlogu” që don me thënë “njeriu fjalartë”. Krizologu vdiq më 30 korrik rreth vitit 451, duke lënë një trashigimi jashtzakonisht të pasur: Sermonet apo Predket e tij të famshme e një Kishë në lulëzim, në paqe përbrënda e në bashkim me Romën e me kishat e tjera motra.







All the contents on this site are copyrighted ©.