2007-07-30 17:27:47

Jehona e thirrjes së Papës: të promovohet çarmatimi për të ndihmuar vendet e varfëra.


(30.07.2007 RV)RealAudioMP3 Thirrja e djeshme e Papës gjatë Lutjes së Engjëllit të Tënzot, “për inkurajimin e mospërhapjes së armëve bërthamore, promovimin e konkordatit progresiv të çarmatimit bërthamor, për favorizimin e përdorimit paqësor e të sigurtë të teknologjisë bërthamore e për një zhvillim të vërtetë, që respekton ambientin e i kushton vëmendje të dorës së parë popullsive më pak të zhvilluara”, patën një jehonë të madhe në mbarë botën.
Ja si i komenton këto fjalë Fabricio Simonçeli, specialist i çështjeve bërthamore pranë ‘Arkivit të çarmatosjes’, në mikrofonin e Radios sonë:
Përgjigje: - Duhet të pranojmë se traktati i mospërhapjes së armëve bërthamore, nënshkruar shumë vjet më parë, në kulmin e luftës së ftohtë, pati vlerë sepse nga njëra anë e kufizoi numrin e vendeve që i zotëronin këto armë, e nga ana tjetër, i detyroi disa nga vendet që po pajiseshim me këtë tip armatimi të hiqnin dorë prej tij: mjafton të kujtojmë Afrikën Jugore, Libinë më vonë; por nuk duhet harruar se gjatë këtyre viteve, disa vende të tjera vijuan të ecin në këtë rrugë, madje dolën fare nga traktati, siç është rasti i Koresë së Veriut, në sa të tjera, nuk pranuan fare ta nënshkruanin.
Pyetje: - Mendohet se bota ndodhet para rrezikut që teknologjia bërthamore të përfundojë në duart e grupeve terroriste. A është, sipas jush, reale kjo hamendje?Përgjigje: - Për fat të keq, është reale, ndoshta jo aq teknologjia për realizimin e sistemeve të raketave ndërkontinentale e atyre që janë nga më të sofistikuarat, por nuk duhet përjashtuar rreziku i realizimit të asaj që quhet bomba atomike e ndyrë, raketë me mbushje shpërthyese tradicionale, lidhur me material radioaktiv, që nuk do të kishte aq pasoja shkatrrimtare, sa diçka edhe më të rrezikshme: përhapjen e materialit radioaktiv mbi territorin, e prej këndej, një ndotje shumë më të gjërë të mjedisit.







All the contents on this site are copyrighted ©.