2007-07-30 17:27:58

Atë Lombardi për Afganistanin: Papa nuk i harron viktimat e pafajshme të konflikteve.


(30.07.2007 RV)RealAudioMP3 Papa ka shprehur shumë herë dhimbjen e tij për viktimat e pafajshme të konflikteve, që vijojnë në të katër anët e botës. Nuk i harron kurrë”. Këtë pohon drejtori i sallës së Shtypit të Vatikanit, Atë Federiko Lombardi, i pyetur nga agjensia ANSA lidhur me kërkesën që i drejtuan dje talebanët afganë Benediktit XVI për të dënuar vrasjet e civilëve nga ana e forcave ndërkombëtare në Afganistan. Talebanët i përgjigjeshin kështu fjalëve që shqiptoi dje Papa në lutjen e Engjëllit të Tënzot, për të dënuar marrjen peng të koreanëve.Me thirrjen e djeshme – nënvizon zëdhënësi i Vatikanit – Papa shprehu shqetësimin për përhapjen e një forme posaçërisht të urryer të dhunës, që gjen shprehjen e vet në marrjen peng të njerëzve të pafajshëm dhe në kërcënimin për vrasjen e tyre. Në këtë mënyrë bëhet edhe më i rëndë rrethi vicioz i urrejtjes dhe i vdekjes. Është një thirrje – përfundon Atë Lombardi – me të cilën nuk mund të mos e bashkojë zërin çdo njeri, që e ka për zemër respektimin dhe dinjitetin e njeriut si dhe kauzën e paqes.







All the contents on this site are copyrighted ©.