2007-07-29 14:48:32

Benedikti XVI u kthye në Kastel Gandolfo, pas 19 ditë pushimesh ndërmjet Bjeshkëve të Kadores.


(28.07.2007 RV) Sot Benedikti XVI e kremtoi lutjen e Engjëllit të Tënzot në Kastel Gandolfo, ku u kthye të premten nga Lorencago e Kadores. Kishin dalë për ta pritur ipeshkvi i Albanos, imzot Marçelo Semeraro dhe një turmë besimtarësh. Benedikti XVI doli menjëherë në ballkonin e Pallatit Apostolik dhe i përshëndeti të pranishmit me fjalët:
“Kalova pushime shumë të bukura në trojet e Dolomiteve, por tani jam i lumtur që u ktheva përsëri këtu, në Kastel Gandolfo që, për mua, është atdhe i dytë. E ndjej gjithnjë veten si në shtëpi time këtu, në Kastel Gandolfo, i rrethuar nga miqësia juaj e nga mikpritja juaj.
Shpresoj se do të shihemi të dielën në lutjen e Engjëllit të Tënzot e ju uroj të gjithëve javë të gëzuar, të shtunë të gëzuar e shumë gëzime të tjera, sidomos pushime të gëzuara e, më pak vapë se po bën tani. Ju bekoftë Hyji i gjithëpushtetshëm, Ati e Biri e Shpirti Shenjt.Faleminderit për vëmendjen e mirupafshim!”.







All the contents on this site are copyrighted ©.