2007-07-28 10:25:38

Liturgjia e Fjalës së Zotit e dielës së 17-të “C”. Lutje e krishterë nuk është diçka për t’u thënë, por për t’u jetuar e mishëruar.


(28.7.2007 RV)RealAudioMP3 Ja përsëri në takimin tonë javor të së shtunës me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj rradhe do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të liturgjisë së Fjalës së Hyjnore të dielës së 17-të gjatë vitit kishtar, ciklit të tretë, sipas kalendarit kishtar.
Dialogu me Hyjin, lutja , është në qendër të fjalës liturgjike të kësaj së diele. Pra, lutja si tipar i rëndësishëm dhe i mëtejshëm i të qenurit nxënës, i të qenurit dishepull i Zotërisë Jezu Krisht. Lutja e Atë Ynë-s që na mëson Jezusi, është përmbledhje e tërë Ungjillit dhe na mëson sendet thelbësore e të domosdoshme të jetës: bukën, faljen e luftën kundër së keqës. Lutja e Atë Ynë-s e bashkon së bashku Hyjin e njeriut, nuk e redukton Hyjin në përmbushje të mangësive njerëzore, nuk e redukton njeriun në lypësar të papërgjegjëshëm. Vetëm feja e gjallë mund ta shpëtojë vërtetësinë e lutjes. Lutja e krishterë nuk kërkesë drejtuar Zotit për të fituar diçka, por dëshirë për ta dëgjuar Hyjin, për ta lavdëruar, për ta falenderuar e për t’i kërkuar falje. Lutje e krishterë nuk është diçka për t’u thënë, por lutje për t’u jetuar e mishëruar. Pra Fjala e Zotit e liturgjisë Hyjnore të së diele na thërret të meditojmë mbi nevojën e lutjes, të lutjes së pareshtur, ngulmuese e të përbujtëm të vëmendshme e të përshpirtshme. Hyji është kurdoherë i gatshëm ta dëgjojë lutjen e bijve të vet kur kjo buron nga zemra e përvujtë dhe e sinqertë. Ta tani t’i dëgjojmë leximet biblike RealAudioMP3 ....e pastaj komentin e pao homelinë….RealAudioMP3 ..







All the contents on this site are copyrighted ©.