2007-07-27 17:52:48

Në Britaninë e Madhe filloi takimi i 21-të botëror i Skautëve. Më 1 gusht, përshëndetja e Papës nga Sheshi i Shën Pjetrit.


(27.07.2007 RV)Njëqind vjet më parë, ishulli britanik i Brounsisë ishte teatër i kampit të parë të skautëve në histori. Një shekull më pas, në qytetin britanik të Çelmsfordit në Eseks, duke filluar që sot e deri më 8 gushtin e ardhshëm, zhvillohet ‘Xhëmburia’ e 21-të, dmth takimi i skautëve nga mbarë bota i cili, në vitin jubilar të lëvizjes skautiste, krijuar në Baden – Pavell, festohet me entuziazëm të veçantë. Në Britaninë e Madhe kanë arritur tashmë 40-mijë skaut nga 161 vende të ndryshme, por nismat janë të shumta edhe në vise të tjera të botës. Për t’u shënuar është takimi i së mërkurës së ardhshme, 1 gusht, në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ku skautët do të përsërisin premtimin për t’i qëndruar besnikë Kishës e do të ndjekin përshëndetjen e Papës gjatë audiencës së parë të përgjithshme të pas pushimeve në bjeshkët e Kadores. Nga 4 gushti, pastaj, do të fillojë Euromoot 2007, takimi i udhëheqësve të skautëve evropianë mbi malet Karpate.







All the contents on this site are copyrighted ©.