Më 28 korrik 19 vjetori i vdekjes së Atë Pjetër Meshkallës
(27.07.2007 RV)Datë për t’u kujtuar,
ndërmjet datave të tjera, e nesërmja: mbushen 19 vjet nga vdekja e Njeriut të madh,
Shqiptarit të madh e Meshtarit të madh jezuit: Atë Pjetër Meshkallës (25 shtator 1901
- † 28 korrik 1988). Për këtë përkujtim, nga shkrimet e shumta që na la trashëgim,
shkëputëm një Lutje e një Meditim, që mishërojnë plotësisht figurën vigane të këtij
Burri imcak, ende të panjohur si e sa duhet:L U T J E O Zoti em, ma
fal sinqeritetin, ma fal instinktin me e njoftë hipokrizinë; Epma guximin të
vërtetën vetes me ia thanë pa frikë, si kirurgu me ia vu thikën gangrenës;
hidrën m’e shtypë, sa herë kërkon t’ çojë krye, mos t’jem’ unë ujk i veshun
me lëkurë kingji, as vorr i zbardhun jashtë, e mbrendë kufomë. O Zoti em,
epma sinqeritetin e fëmijës së pafajshëm, të thjeshtë e t’ pa mashtri! Sinqeritetin
e njerëzve vullnet-mirë, që paqë lypin me vetën, me shokun e me TY ! Oh,
kjo lutje nuk asht h i p o k r i z i ! Meditim: ‘Ambicioni i temelit’. Për
me kalue ndonjë ujë, hidhen në tê gurë te mëdhaj e të vogjël, të parët, të dytët,
të tretët…zhduken, nuk shihen ma…hidh e hidh, tek e fundit nisin me nxjerrë krye disa
aty-këtu; rrëshqasin, prapë hidhen të tjerë…deri sa bahet kalimi, keq a mirë, por
bahet. Ka me ardhë koha që do të bahet ma mirë. Na jemi gurët, të mëdhaj o të vogjël,
të hjedhun në fillim, të cilët zhduken e nuk shihen ma, por janë në temel të parë…Qe
ambicioni i temelit : Me u zhdukë e mos me u pa ma! Prej të parëve pritëm një Shqipni
të lirë! Nipat presin prej nesh një Shqipni të lumtun!