2007-07-26 19:51:26

Frikë nga një sëmundje e re në Indonezi


(26.07.2007 RV)Alarmi cunami që u dha sot paradite në arqipelagun e Molukeve, në Indonezinë lindore, përfundoi. Shërbimi meteorologjik indonezian e shpalli, pas tërmetit prej 7,4 gradë të shkallës Rihter, që goditi ishujt.
Ndërkaq, lajm tjetër frikësues vjen po nga Indonezia. Në ishullin e Javës, një sëmundje e panjohur ka shkaktuar vdekjen e 8 personave dhe ka infektuar 22 të tjerë. Mjekët deklarojnë se nuk kemi të bëjmë me gripin e pulave, apo SARS-in, që pati pushtuar arqipelagun vitet e kaluara. Situata është sheqësuese, pasi deri tani nuk dihet se cili është virusi, apo bakteri që shkakton sëmundjen, simptomat e së cilës janë të vjellat dhe spazmat. Mjekët po kërkojnë një virus apo bakter që godet një organ specifik, si mëlçinë për shembull.







All the contents on this site are copyrighted ©.