2007-07-25 18:50:21

Serbia kërcwnon shtetet që do të njohin pavarësinë e Kosovës


(25.07.2007 RV)Parlamenti i Beogradit miratoi sot rezolutën me të cilën Kosova deklarohet pjesë e pandashme e Serbisë. Gjithashtu, teksti paralajmëron rishikimin e marrëdhënieve diplomatike me të gjitha shtetet që mund ta njohin pavarësinë e Kosovës. Ndaj Prishtinës, parashikohet një “përgjigje energjike”, nëse shpall pavarësinë.

12 vjet pas emetimit të mandatit të parë të arrestit për gjeneralët serbë, Ratko Mladiq dhe Radovan Karaxhiq, kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës, Karla del Ponte kërkoi sot rishtas arrestimin e tyre. Thirrja u drejtohet të gjitha shteteve, ku këta kriminelë lufte mund të fshihen: Bosnjës (sidomos Republikës serbe), Serbisë dhe Malit të Zi. Është e papranueshme, shkruan Del Ponte, që dy kriminelët më të njohur të pas-Luftës II Botërore nuk janë arrestuar akoma. Mladiq dhe Karaxhiq akuzohen për genocid në Srebrenicë dhe për krime kundër njerëzimit.







All the contents on this site are copyrighted ©.