2007-07-24 17:03:40

Saleziani don Gjuzepe Kosta emërohet drejtor i Shtëpisë Botuese të Vatikanit në vend të don Klaudio Rosinit, që përfundoi mandatin e tij.


(24.07.2007 RV)Me këtë rast përmes një Note të Vatikanit, falënderohet don Rosini, edhe ai salezian, për aftësitë e larta profesionale me të cilat i shërbeu përhapjes së fjalës së Papës dhe magjisterit të Selisë së Shenjtë. Për këtë arsye edhe u dekorua me medaljen “Pro ecclesia et Pontefice’, që iu dorëzua nga kardinali Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit. Nota përfundon me sqarimin se edhe drejtori i ri ka një përvojë të gjatë në fushën e botimeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.