(23.07.2007 RV)Hamas, organizata islamike ekstremiste në Territoret Palestineze
është treguar e gatshme të flasë me të dërguarin e Kuartetit për Lindjen e Mesme,
Toni Bler, pavarësisht se e ka kundërshtuar emërimin e tij. Deklarata është e zëdhënësit
të lëvizjes që kontrollon Rripin e Gazës, dhënë gazetës “Tajms” të Londrës. Që vitin
e kaluar, Kuarteti ka vendosur ta izolojë Hamasin, derisa të njohë Izraelin si shtet,
të heqë dorë nga dhuna dhe të njohë marrëveshjet e mëparshme të arritura ndërmjet
Izraelit dhe palestinezëve.