2007-07-23 18:22:16

BE-ja mbështet rrugën e integrimit të Shqipërisë


(23.07.2007 RV)Këshilli i Ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian rinovoi sot mbështetjen e tij të plotë për “perspektivat evropiane të Shqipërisë”, për të cilat natyrisht akoma duhen plotësuar të gjitha kushtet e kriteret. Kështu shkruhet në një dokument të publikuar në Bruksel, ku nënvizohet se 27 vendet evropiane “inkurajojnë të gjitha forcat politike shqiptare të punojnë sëbashku për të bërë hapa përpara në reformat e domodoshme”. Këshilli thekson se është e rëndësishme që Shqipëria të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në rajon.
Deklarata e Brukselit vjen menjëherë pas zgjedhjes së presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi. Konsensus të gjerë ka fituar emri i tij, për shkak të integritetit të Bamir Topit si person, por debate të ashpra ka pasur për mënyrën e zgjedhjes, me anë të votave të gjashtë socialistëve, të përjashtuar tashmë nga partia e tyre.







All the contents on this site are copyrighted ©.