2007-07-21 17:23:15

Sulmohet një meshtar katolik në Indi. Kardinali Topo pohon: nuk kemi frikë, por shteti duhet të na mbrojë.


(22.07.2007 RV)Meshtari, që quhet Atë Mikel dhe shërben në misionin Kuhari, 8 kilometra larg dioqezës së Betiah, u sulmua këto ditë nga njerëz të panjohur, që hynë në banesën e tij dhe e rrahën për vdekje. E nuk është i pari që pëson akte dhune. Institucionet e krishtera po sulmohen vazhdimisht kohët e fundit e autoritetet duhet t’i mbrojnë - këtë thekson edhe kryetari i Konferencës ipeshkvnore në Indi, Kardinali Topo. Hirësia e Tij kujton se katolikët nuk kanë frikë nga persekutimet, të cilat u japin më shumë zemër për ta dëshmuar fenë. Madje luten që agresorët, shpesh të indoktrinuar nga një propagandë e rreme kundër misioneve të krishtera, të çlirohen nga verbëria e nga kultura e urrejtjes.







All the contents on this site are copyrighted ©.