2007-07-21 17:23:27

Radio “Zëri i paqes’ në Burundi kremtoi njëvjetorin e themelimit.


(22.07.2007 RV)Sapo kremtoi njëvjetorin e themelimit Radio Ijvi Ri’Amahoro, që është vënë në shërbim të ipeshkvijve vendas për të nxitur veprimtarinë ungjillëzuese e për t’i shërbyer pajtimit e paqes në vend. Prandaj quhet ‘Zëri i paqes’.Radioja u përurua në prill të viti 2006 nga kryetari i Konferencës ipeshkvnore burundeze, imzot Zhan Ntagvarara i cili, në fjalimin e rastit, pati theksuar se kjo radio nis aktivitetin e saj në çastin kur në Burundi gjallërohet në mënyrë të jashtzakonshme veprimtaria e mjeteve të komunikimit shoqëror, sidomos e radios, prandaj e themeluan ipeshkvijtë: për të përhapur kulturën e paqes e të pajtimit në Burundi, që sapo ka dalë nga një luftë e përgjakshme civile.







All the contents on this site are copyrighted ©.